Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me tepër se njëherë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje” ndaj tre të dyshuarve.
Togat e zeza miratuan masën e arrestit në burg për ish-deputetin socialist deri në përfundim të gjykimit, duke rrëzuar kërkesën e tij.
Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajrin, duke i premtuar këtij të fundit ndihmë në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.
Sipas SPAK, ka dyshime se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Matrix”.
Ergys Çyrbja u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit.
Lini një Përgjigje