TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2025, 13:52

Pas Korçës e Elbasanit, valë largimesh edhe në Bashkinë Kukës; dorëhiqen 14 adminsitratorë dhe 2 nënkryetarë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Korçës e Elbasanit, valë largimesh edhe në

Pak ditë pas urdhrit të Ramës, 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e Bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra. 

“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025.

Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë.

Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Ndërkohë valë dorëheqjesh ka ndodhur edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë paraqitur dorëheqjen.

Dorëheqje pati edhe në Bsahkinë Elbasan e Korçë. 

Pritet që në ditët në vijim, dorëheqjet të vijojnë edhe në bashki e tjera.

Lini një Përgjigje