
Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit. Raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti.
Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja.
Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë. Në këtë bashki ishin 116 qendra votimi dhe 79.323 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën për të votuar e ushtruan dhe dy kandidatët.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, vetëm rreth 18.7% e qytetarëve kanë votuar, duke shënuar një nga shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në vite. Fenomeni më i dukshëm ishte bojkotimi i heshtur i të rinjve, ndërsa më aktivët në votim rezultuan të ishin pensionistët.
Lini një Përgjigje