TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2023, 12:33

‘Patatja e nxehtë’/ Edi Rama çon 2 ekspertë në Athinë, për të “kalkuluar” mbi draft- projektin final të kufirit detar me Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
‘Patatja e nxehtë’/ Edi Rama çon 2 ekspertë në
Rama- Mitsotakis

Ekspertët e kufirit detar, do priten në aeroportin "Eleftherios Venizelos" mbrëmjen e datës 7  maj nga oficerë të Shërbimit Inteligjent Ushtarak të Greqisë, ndërsa më 8 maj dhe paraditen e 9 majit, do jenë në Seksionin e Planizimeve Strategjike të Çështjeve Ndërkufitare të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, që është një nga seksionet më të rëndësishme dhe hermetike ku nuk ka as përfaqësues të NATO-s

Para një jave, kryeministri Edi Rama ishte në Forumin Ekonomik të Delphit në Athinë, ku bëri edhe një takim me Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias, i cili pas takimit tha i buzëqeshur:

- “Çështja e Detit me Shqipërinë, do realizohet me herët se sa e kemi menduar. Unë jam i lumtur e krenar, që Edi Rama u dakordësua në parim, ndërsa Draft-Projekti final do specifikohet në ditët në vijim dhe do t’i dorëzohet më pas Shqipërisë”.

‘Patatja e nxehtë’/ Edi Rama çon 2 ekspertë në
Kryeministri edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Ministri grek Nikos Dendias, paska thënë të vërtetën e pazarit për çështjen e detit, mbasi vetëm 6 ditë pas atij takimi konfidencial me Edi Ramën, qeveria shqiptare vendosi të dërgojë në Athinë 2 ekspertë të çështjes së detit.

Më datë 7 maj 2023, dy ekspertët detar të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, në orën 17:00 do udhëtojnë me avion drejt Athinës, nëpërmjet një agjencie ajrore greke, ku do të qëndrojnë 3 ditë.

‘Patatja e nxehtë’/ Edi Rama çon 2 ekspertë në

Këtë e konfirmon dhe porositja e 2 biletave nga Ministria e Mbrojtjes, për të cilat u tha se “janë udhëtim për çështje rutinë” mes dy ministrive shqiptare e greke, por sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, ata janë hartues të draft- projektit për çështjen e detit dhe po dërgohen për këtë pazar.

Nuk është rastësi, as fakti që 2 ekspertët po dërgohen në Athinë, menjëherë pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias, se “çështja e Draft-Projekti final të detit do mbyllej ditën në vijim”; pra, ai nuk tha “muajt apo vitet në vijim”.

Po sipas informacionit që disponojmë ne, 2 ekspertët e kufirit detar, do priten në aeroportin "Eleftherios Venizelos" të Athinës në mbrëmje, nga oficerë të Shërbimit Inteligjent Ushtarak të Greqisë, që do të thotë se ata nuk janë zyrtarë të zakonshëm ushtrie, por me detyra speciale.

Sipas agjendës që monitorohet nga shërbimet shqiptare të inteligjencës, më 8 maj dhe paraditen e datës 9 maj, ekspertët do jenë në Seksionin e Planizimeve Strategjike të Çështjeve Ndërkufitare të Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë, që është një nga seksionet më të rëndësishme dhe hermetike në kuptimin e sigurisë së lartë, ku nuk ka as përfaqësues të NATO-s.

Siç e deklaroi ministri grek, në Athinë do “kalkulohen” përfundimisht piketat e kufirit jugor detar me Greqisë, sipas marrëveshjes që kryeministri Edi Rama ka bërë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

‘Patatja e nxehtë’/ Edi Rama çon 2 ekspertë në

Pas përcaktimit të kufirit të ri më shtyrje drejt bregut shqiptar, po sipas deklaratës së Nikos Dendias, një kopje e Draft-Projektit final do t’i jepet e gatshme palës shqiptare, që ta  firmosë Bajram Begaj dhe të çohet formalisht në Gjykatën e Hagës për vendim.

Fakt/ Më 21 mars 2023, kur kryeministri Edi Rama hapi ekspozitën me piktura në Athinë,  kryeministri grek, pas darkës private me kryeministrin tonë, deklaroi së për çështjen e detit kishin marrë miratim përfundimtar nga qeveria shqiptare e do zgjidhej shpejt. Dhe u kry!.../Pamfleti

çështja e detit edi rama ekspertët

Lini një Përgjigje