Politike14 Mars 2023, 22:16

PD jashtë zgjedhjeve, Haklaj: Celibashi i bëri qokën Berishës

Shkruar nga Pamfleti

PD jashtë zgjedhjeve, Haklaj: Celibashi i bëri qokën

Ish deputeti Azgan Haklaj, e ka cilësuar vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos futur PD në zgjedhje ka qenë një qokë për Berishën. Edhe pse korrespondon me zhvillimet e fundit të PD-së, Haklaj u shpreh se Celibashi bëri këtë zgjedhje për t’i dhënë kohë Sali Berishës që të gjejë një shteg ky dhe të futet në zgjedhje.

Celibashi i ka ardhur në ndihmë Berishës. Ai thotë që njeh Berishën si kryetar por ligjërisht është Basha.... ndërkohë që Berisha nuk përfaqëson asnjë politikisht as ligjërisht. Ai e bëri këtë për t’i dhënë kohë Sali Berishës që të gjejë një shteg ky dhe të futet në zgjedhje. Aty ka dy kërkesa dhe Celibashi i ka përfshirë në një vendim.

Basha ka dhënë dorëheqjen. Ka bërë një hap pas dhe nuk është e detyrueshme që dorëheqja e tij të jetë e depozituar në Gjykatë. Ai bëri një dorëheqje dhe përdori dy instrumente autorizimin dhe komandimin. Kjo është qokë e fundit e Celibashit për Berishën”, tha Haklaj.

haklaj celibashi kqz