TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 21:39

“Po pret dështimin e Berishës”, Kreshnik Spahiu: Basha do rikthehet në krye të PD-së më 15 maj

Shkruar nga Pamfleti

“Po pret dështimin e Berishës”, Kreshnik Spahiu: Basha do

Juristi Kreshnik Spahiu tha se ish kreu i PD-së Lulzim Basha mund të rikthehet në 15 maj, nëse Berisha humb në përballje më Ramën në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania” Spahiu tha se dështimi i Berishës në zgjedhje do t’i jepet legjitimitetin Bashës që të krijojë një parti të re dhe të largojë Berishën.

Bashën e kanë këshilluar çfarë do të bëjë. Mund të ndodhë që Bashën e pengojnë të hyjë në zgjedhjet e 14 majit për ta rikthyer në 15, për t’i dhënë legjitimitet si pasojë e humbjes, nëse do të ndodhë, në përballjen Rama-Berisha. Për t’i dhënë legjitimitet për ngritjen e në partie të re politike dhe për t’i thënë rivalit të tij brenda llojit: largohu se humbe thellë përballë Ramës, pa të marrë ne vota”, tha Spahiu.

basha berisha pd

Lini një Përgjigje