Politike14 Mars 2023, 19:42

Pse PD nuk kërkon shkarkimin e Celibashit?!

Shkruar nga Pamfleti

Pse PD nuk kërkon shkarkimin e Celibashit?!

Gazetari Nebil Çika, i cili njihet për miqësinë me Enkelejd Alibeajn, ka reaguar ashpër pas vendimit të sotëm në Komisionerit të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, i cili refuzoi të regjistronte PD në zgjedhje.

Celibashi këmbëngul se Basha duhet të lëshojë një deklaratë solemne sepse është kryetar sipas regjistrit të gjykatës. Alibeaj e refuzoi dhe Celibashi vendosi që PD të mos regjistrohet në zgjedhje.

Sipas gazetarit Çika, PD duhet të kërkojë shkarkimin e Celibashit.

PD do të regjistrohet në zgjedhje do apo jo Celibashi. Problemi është në se do të ketë apo jo zgjedhje të lira e  ndershme me një Komisioner të deklaruar kundër PD.  Reagimet e drejtuesve të PD më duken më korrekte se sa duhen përballë këtij agresioni të hapur politik nga drejtuesi i KQZ ndaj sajë.  Reagimi më normal, në një rast si ky, do të ishte kërkesa për dorëheqje të Komisionerit dhe nisja e procedurave ligjore për shkarkimin e tij”, shkruan ai në rrjetet sociale.

 

celibashi pd nebil cika