TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2025, 13:24

"PD nën sulm nga Gonzato", Berisha: Ambasadori përçon propagandën e Ramës në BE 

Shkruar nga Pamfleti
"PD nën sulm nga Gonzato", Berisha: Ambasadori përçon
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD është para disa sulmeve, sipas tij nga individëve të caktuar që përfaqësojnë BE-në në Shqipëri.

Berisha drejtoi gishtin nga ambasadori BE, Silvio Gonzato, që sipas tij i thotë deputetëve të PE se ‘kreu i PD nuk është pro perëndimor, ka axhendë MAGA-ën dhe jo integrimin’.

Sipas Sali Berishës, Gonzato u përcjell ligjvenesve evropiane propagandën e Edi Ramës. Ai thekson se “PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit”.

“Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Europian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Europian.

Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.

Lidhur me këtë të fundit, unë u kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Europian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor pasi axhenda e tij është MAGA dhe jo integrimi”, tha Sali Berisha, i cili hodhi poshte pretendimet e ambasadorit.

sali berisha

1 Komente

  1. A
    Argita

    O Sali CARI, vetem ti ke gjithmone te drejte, per gjithcka qe ke bere, dhe po ben

    Lini një Përgjigje