TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 16:19

PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë: Po blejnë vota dhe shantazhojnë qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë:

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ivi Kaso ka bërë me dije se kanë paditur në SPAK, ish-nënkryetaren e bashkisë juglindore, Besa Spaho, për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.

Sipas Kasos, Spaho dhe stafi i saj i ngushtë janë përfshirë në blerjen e votave për Partinë Socialiste si edhe kanë shantazhuar qytetarë e biznese.

“E kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.

Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveçse me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht numrin 1. Të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, tha Kaso.

Sipas tij, të njëjtat taktika po përdoren nga drejtori i AKU-së dhe drejtoresha e Tatimeve, të cilët, sipas denoncimit, po kërcënojnë biznese dhe individë për të mbështetur kandidaten socialiste Besa Spaho.

Ai paralajmëroi edhe një kallëzim penal që do të dorëzohet në SPAK ndaj kandidates Vinjola Rota, e cila, sipas PD-së, në rolin e drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore, ka përdorur pozitën për të ushtruar presion ndaj mësuesve për vota.

“Të gjithë këta banditë zgjedhorë nuk kanë frikë të shpërdorojnë pushtetin dhe burimet e shtetit. Kemi prova dhe do i depozitojmë në SPAK,” përfundoi Kaso.

Lini një Përgjigje