TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 16:10

Shifrat/ “Continental” fitoi në 4 vite, sa gjysma e kontratës me PD-në e Berishës!

Shkruar nga Pamfleti
Shifrat/ “Continental” fitoi në 4 vite, sa gjysma e
Berisha lëshon dorën

Kur PD lobon me shifra që i shkojnë për shtat një oligarku, jo një partie opozitare!

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi me Continental Strategy për 250 mijë dollarë në muaj, për dy vite – që përkthehet në plot 6 milionë dollarë. Një shumë që do të bënte xheloz çdo start-up teknologjik në Silicon Valley dhe që, ironikisht, është gati dy herë më shumë se gjithë fitimi neto i vetë kompanisë në katër vite – vetëm 3.165.935 USD nga viti 2021 deri në 2024.

Pra, kemi të bëjmë me një situatë ku klienti paguan dyfishin e asaj që kompania ka fituar ndonjëherë nga të gjithë klientët e tjerë bashkë. Në këtë pikë, nuk është më lobim – është financim jete për Continental Strategy. Nëse do të bënim një analogji, është pak si të marrësh një makinë të përdorur, ta paguash si Ferrari dhe ta lyesh me bojë që të duket si i tillë.

Por pyetja që del natyrshëm është:

Ku i gjen Partia Demokratike 6 milionë dollarë? Se ndryshe nga ç’na thonë për buxhetet modeste të partive opozitare, këtu po flasim për një faturë që do t’i nxirrte djersë edhe qeverisë shqiptare po të bënte një kontratë të tillë.

E gjitha kjo bëhet me një qëllim të vetëm: të hiqet "Non Grata" ndaj Sali Berishës nga SHBA. Po nëse mendon dikush se kjo është thjesht përpjekje për rehabilitim, gabon rëndë – është më shumë një luftë e dëshpëruar për mbijetesë personale, me faturë që po e paguan partia.

Nëse shikojmë klientët e mëparshëm të Continental Strategy, përfshihen kompani të vogla nga Guatemala, universitetet e Floridës dhe disa kontrata që sillen zakonisht rreth 30-120 mijë dollarë. PD, ndërkohë, shfaqet si "big spender-i" më i madh në historinë e tyre, një lloj "Elon Musk-u" i papritur në botën e lobimit politik amerikan.

Për një kompani që ka xhiruar rreth 4.4 milionë dollarë në total nga dhjetëra klientë ndër vite, kontrata me PD është ndoshta rasti i artë: një klient, një kontratë, një jetë e re financiare. E vetmja gjë që mungon këtu është një tufë tullumbacesh dhe një tortë për festën që Continental Strategy duhet të ketë bërë pas firmosjes.

Në përfundim, kjo nuk është thjesht çështje lobimi. Është një tregues se si një parti politike, pa pushtet, pa buxhet shtetëror, pa kapacitete të dukshme financiare – arrin të derdhë miliona dollarë për një betejë personale, duke pasur përballë një realitet që vështirë se ndryshohet me para. Pyetja e fundit që ngel: nëse këto janë shpenzimet për lobim, sa kushton heshtja e anëtarëve të thjeshtë të PD-së? /Pamfleti

Fitimet e “Continental Strategy”

2021

Corporacion Internacional Cemcal- 105,000 dollarë

2022

Dhoma e Industrisë e Guatemalës, 71,000 dollarë

Corporacion Internacional Cemcal-180,000 dollarë

Grupo Aldecasa- 150,000 dollarë

2023

Dhoma e Industrisë e Guatemalës- 120,000 dollarë

Corporacion Internacional Cemcal- 120,000 dollarë

Hay Island Holding- 45,000 dollarë

2024

Algeco Scotsman- 50,000 dollarë

Alphabet Inc- 70,000 dollarë

Rafineritë Amerikane të Sheqerit- 30,000 dollarë

Universiteti Shtetëror i Arizonës- 15,000 dollarë

CDR Health- 25,000 dollarë

Centene Corp- 35,000 dollarë

Dhoma e Industrisë e Guatemalës-  120,000 dollarë

Qyteti i Miamit Perëndimor, FL <$5000   -

Corporacion Internacional Cemcal- 160,000 dollarë

Crei Holdings- 87,500 dollarë

Edemsa 45,000 dollarë

Edenor SA 90,000 dollarë

Grupi GB (Haiti) 55,980 dollarë

Grupi GEO 75,000 dollarë

Hay Island Holding 180,000 dollarë

Honduras Prospera 45,000 dollarë

IEM International, 22,500 dollarë

LTS Inc (Virxhinia) 30,000 dollarë

Qarku Miami-Dade, FL121,250 dollarë

Organizata e Planifikimit të Transportit në Miami-Dade 18,747 dollarë

Minera Aguilar   45,000 dollarë

Grupi i Menaxhimit të Notarc 225,000 dollarë

Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës  22,500 dollarë

Renexia SpA 57,500 dollarë

Universiteti i Floridës së Veriut    148,958 dollarë

Vitit 2025

Partia Demokratike – 250.00 USD në muaj, kohëzgjatja 24 muaj.

 Reformatics Gjeorgji-100.000 USD në muaj, kohëzgjatja 6 muaj.

Ministria e Punëve të Jashtme Guajana- 50.000 USD në muaj kohëzgjatja 6 muaj.

Republika e Haitit-35.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.

Republika Domenikane 20.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.

Lini një Përgjigje