TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2026, 22:11

"Pendohet" Lajla Përnaska: Kërkoj ndjesë për votën e vitit 2008 për ndryshimet kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
"Pendohet" Lajla Përnaska: Kërkoj ndjesë për
Lajla Përnaska

Ish-deputetja Lajla Përnaska ka deklaruar se mban përgjegjësi personale për votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar se ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë ndjesë publike për atë vendim.

E ftuar në emisionin "Review" në Euronews Albania, Përnaska u shpreh se protesta qytetare është një thirrje për përgjegjshmëri dhe një reagim kundër sistemit politik që, sipas saj, është ndërtuar nga dy partitë kryesore.

"Themeli është te ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Unë ndiej një përgjegjësi akoma më të madhe dhe personale, sepse jam votuese e atyre ndryshimeve. Kam kërkuar ndjesë publike dhe do të vazhdoj të kërkoj ndjesë publike për atë votim që kam bërë në vitin 2008", u shpreh Përnaska.

Sipas ish-deputetes, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 krijuan një sistem jopërfaqësues, që favorizon mbajtjen afatgjatë të pushtetit dhe kufizon mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Ajo argumentoi se sistemi zgjedhor i krijuar pas këtyre ndryshimeve "zhduku mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre", duke e kthyer, sipas saj, parlamentin "nga parlament i qytetarëve në parlament të kryetarëve".

Përnaska shtoi se ndryshimet kushtetuese, së bashku me ndryshimet në sistemin zgjedhor dhe heqjen e mocionit të mosbesimit për kryeministrin, kanë prodhuar një "republikë kryeministrore" dhe një sistem politik që ka sjellë stagnacion dhe ka penguar rotacionin politik.

Sipas saj, klima aktuale politike është produkt i veprimit të dy partive kryesore, PS dhe PD, ndërsa protestat përfaqësojnë një reagim ndaj establishmentit politik dhe kërkesën për ndryshimin e sistemit.

lajla përnaska vota

4 Komente

  1. R
    Rei

    Kujton ti se me nje kerkese ndjese do lash te gjitha mekatet qe I keni bere ketij populli. Ktu ne kete bote do ti lani te gjitha mekatet. Kujton se ja keni dale dhe tani beni gjoja. Te femijet dhe pasardhesit do tjua shperbleje kte qe keni bere.

    1. T
      Tiranë

      Shume te këqija i keni bere ketij vendi ju përkrahësit e Rames dhe Berishës..

      1. T
        Tony

        Te dhisnit e vazhdoni ti dhisnija kaloni ligjet e shtetit qe te perdhunoni popullin o plehra, nuk ia hidhni me nje "autokritike" Enveriane. Popullin e harroni sa hipni ne karrike per e vehten tuaj pispilloseni e visheni grandioze, e ma thekni placken neper vila me pishina.

        1. B
          Besnik Bakiu

          Nuk ka vlere pendesa Lajla. Demi i bere eshte shume i madh. Na ktheu ne 1945, pasi eleminoj pluralizmin. Te sugjeroj modestisht qe ti dhe gjithe deputetet qe e votuan minimalisht te largohen jo vetem mga politika, por edhe nga jeta publike. Nuk eshte gabim, por faj.

          Lini një Përgjigje