TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2026, 22:56

Përjashtimet nga PD, Alesia Balliu "shpërthen" ndaj Nokës: Partia nuk është prona jote

Shkruar nga Pamfleti
Përjashtimet nga PD, Alesia Balliu "shpërthen" ndaj
Alesia Balliu

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Flamur Nokës për përjashtimin nga partia të dy anëtarëve, Dritan Burgijan dhe Arlind Boshku, duke e cilësuar këtë një veprim me standarde të dyfishta.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu vë në pikëpyetje arsyetimin e përdorur për përjashtimin, sipas të cilit dy anëtarët dyshohet se kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Partinë Socialiste. Ajo kërkon një sqarim publik se pse, sipas saj, i njëjti standard nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë brenda partisë.

Sot Flamur Noka përjashtoi nga Partia Demokratike dy demokratë si Aridian Burgijan dhe Arlind Boshku, me justifikimin se këta paskan bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me PS.

Por pyetja që duhet bërë sot publikisht është kjo: pse Flamur Noka nuk e përdor të njëjtin standard për të gjithë?

Pse nuk e ndjek të njëjtin parim për deputetin e Elbasanit Blendi Himçi, kur prej kohësh flitet hapur se vëllai i tij merr tendera nga qeveria e Edi Rama dhe bashkëshortja e tij punon në institucione që varen nga kjo qeveri?

Pse ky standard i dyfishtë, pra kur bëhet fjalë për dy demokratë që nuk i shërbejnë interesave të Flamurit, përjashtohen menjëherë, ndërsa kur bëhet fjalë për njerëz që, sipas saj, përfitojnë dhe mbështesin drejtuesit, ata promovohen dhe marrin fuqi politike?

Partia Demokratike nuk do të bëhet më e fortë duke përjashtuar demokratë një nga një, si të ishin armiq. Do të bëhet më e fortë vetëm ditën kur të ndalen thikat pas shpine dhe kur të kuptohet një herë e mirë që PD është e demokratëve dhe jo e Flamur Nokës”, shprehet Balliu.

balliu pd

3 Komente

  1. k
    koha

    Mos lejoni te ju sundojne Salehu e Flamuris Nokas, keta qener shkjau!

    1. E
      Ervin

      Epo te te perjashtoje Flamur Noka kjo eshte te kesh shtate bythe fhe ti cash te shtata..

      1. L
        Lira

        Ah medet,ballia per kryetare pd, pfff

        Lini një Përgjigje