TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2026, 22:52

Salianji zbulon rrugën që do të ndjekë nëse nuk i lejohet kandidimi për kryetar

Shkruar nga Pamfleti
Salianji zbulon rrugën që do të ndjekë nëse nuk i
Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka zbuluar rrugën që do të ndjek nëse nuk i lejohet kandidimi për kryetar të Partisë Demokratike.

Salianji gjatë fjalës së tij në emisionin “Now” në Euronews Albania, u shpreh se do të vazhdojë procesin politik kur të ngrihet komisioni për të verifikuar kandidaturat. Ai tha se do të vijojë të takohet me dekomratët dhe do të reagojë. Lidhur nëse do të krijojë parti të re politike, ai u shpreh se ka vite kontribute në PD dhe se nuk ka një plan të tillë.

Ai ndër të tjera shtoi se nuk do të donte që situata të shkojë në proces ligjore teksa shtoi se sipas tij kjo do të ishte një përgjigje politike.

Unë do të vazhdoj procesin politik. Pra kur ta ngrenë atë komisionin, nëse e ngrenë se ne po flasim në në teori prapë. Është i vetmi rast që ka një datë zgjedhjesh, që është data 23 maj po deri në këto momente nuk ka një komision, meqënëse kanë thënë për të verifikuar kandidaturat.

Nuk ka lista zgjedhore, nuk ka kohë të barabartë televizive. Pra zoti Berisha si kandidat është në selinë e Partisë Demokratike duke dalë 100 herë në ditë. Burimet financiare të Partisë Demokratike përdoren nga njëri prej kandidatëve, që është zoti Berisha. Struktura e partisë, ata që janë me pagesë, po flas, përdoren po ashtu nga një kandidat dhe këtu në këto kushte, nuk po kemi. Po këtu nuk kam çfarë të bëj unë. Këtu është çfarë po bën ai që që e ka”, tha ai.

salianji pd

1 Komente

  1. M
    Mali

    Cte themi o Salijanje ti zgjodhe rrugen ty te takone te vendosesh,se kjo eshte dikur te shkoshe ne Lufte me duar ne Koqe…

    Lini një Përgjigje