TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2026, 21:55

“Arkitekti” i shitjes së detit në 2009, rinis negociatat me Athinën për të mbyllur pazarin!

Shkruar nga Pamfleti
“Arkitekti” i shitjes së detit në 2009, rinis negociatat
Ferit Hoxha me homogun grek

Ferit Hoxha telefonatë me homologun grek, në fokus edhe çështjet e mbetura pezull...

Ardhja e Ferit Hoxhës në krye të Ministrisë së Jashtme u prit mirë nga Athina. Fredi Beleri ishte ndër të parët që e përshëndeti, teksa lidhjet e Hoxhës me Greqinë janë shumë të vjetra.

Ferit Hoxha është edhe një nga arkitektët e marrëveshjes së detit me Greqinë, e firmosur në kohën e Sali Berishës.

Ajo marrëveshje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 9-0 dhe grupi nismëtar u vendos nën hetim nga prokuroria, por Adriatik Llalla në atë kohë i bëri qokën Berishës, duke pushuar hetimet, edhe pse Greqisë i ishte falur territor shqiptar. Ferit Hoxha në atë kohë ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociator, pra përgjegjësi kryesor pas Lulzim Bashës, i cili firmosi marrëveshjen.

Që kur u emërua ministër, pati dyshime se ai do të përdorej këtë herë nga qeveria socialiste po për të njëjtën gjë, për të mbyllur marrëveshjen e 2009-2010 që u rrëzua nga Gjykata. Dhe sot janë dhënë sinjalet e para.

Ferit Hoxha, përmes një postimi në “X”, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, George Gerapetritis.

Edhe pse nuk e përmend çështjen e kufirit detar, ai shprehet se është folur për adresimin e çështjeve të mbetura pezull dhe çështje e pazgjidhur është marrëveshja e detit.

Sot zhvillova një bisedë të parë telefonike, miqësore dhe të orientuar drejt së ardhmes, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, z. George Gerapetritis.

Rikonfirmuam angazhimin tonë për të avancuar marrëdhëniet shqiptaro-greke në një frymë konstruktive, të mbështetur në partneritetin strategjik si aleatë në NATO dhe një perspektivë të përbashkët evropiane.

Ky shkëmbim ishte një mundësi e vlefshme për të shqyrtuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve dhe për të identifikuar mënyra konkrete për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Ramë dakord mbi rëndësinë e një dialogu politik të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve, të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe partneritet të sinqertë, për adresimin në mënyrë konstruktive dhe pragmatike të çështjeve dypalëshe, si dhe për avancimin e projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore, ndërlidhjen, kontaktet ndërmjet njerëzve dhe stabilitetin rajonal”, shprehet ai.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detarë mes dy vendeve u nënshkrua më 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe, Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha, ish-ministër i Jashtëm. Marrëveshja hapi debate, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi paktin duke e shpallur antikushtetues. Sipas vendimit të gjykatës, marrëveshja cenonte integritetin territorial të Shqipërisë. /Pamfleti

hoxha greku kufiri

8 Komente

  1. T
    Tirane

    A nuk ju vjen turp qe shitni detin, o te mallkuar! A nuk shihni se deri ne cfare niveli bastardesh ju ka ulur Ramuti e Salehu, o "trima" te lashte pellazg? Ne shkullin 21, i sherbeni bastardve Ramut e Saleh? O qelbesira te mallkuara!

    1. M
      Masakrat greke ne Panarit

      Numero gishtat pasi i ke dhene doren një greku

      1. E
        ERD

        Sa treadhtar paska pas ky ven më ja qr. “Bravo” “mret” që nuk le trradhtar me i dorzu çelsat e venit në dor. O do e çosh deri në fun faljen e Shqipnis o ska. Kaq inot e paske pas kte ven mër të qifsha ropt

        1. A
          ALIU

          Jan keta katunar plehna qe dun me marr poste dhe me bo pare e me hy ke shoqnia e larte shkojne ne ambasada duke lepi b... e kryeministrave te cdo partie dhe bojn cdo gjo qe i kerkojn dhe pastaj i shef me shtepoi ne evroperm shesin e blejn per me humb gjurmet e pareve qe vjedhin gkithe si fis me mendu qe femijt ne shkolla jasht e vendin vetem e rjepin halet e kombit pastaj dalin me te pasur se evropianet shoket e tyre Jashtqitja e kombit qe i mban me taxa per te shit vendim BASTARDET

          1. K
            KARL MARKS

            VENDI ESHTE I BEKUAR JANE NJERZIT MASKARENJ SI KY MINISTRI

            1. r
              rusia

              ky legen shife kur te bej dashnoren e vet ambasadore ne vendin e vet, e mer kudo pas ky do firmosi se do mbroj bizneset e leket e vllait te vet dhe te vetat kuptohet se jan bashke. ky e ka fut ne loj me njohjet e veta

              1. U
                Usa

                Çeshtje e detit nuk e ka mbyllur A.Lalla. Ajo eshte mbyllur nga qeveria Rama ne 2015. Pas ardhjes ne pushtet ne 2013, Ditmir Bushati coi per ndjekje ne Prokurori gjithe anetaret e Komisionit me ne krye F. Hoxhen. Me vone hoqen dore duke e mbyllur ceshtjen dhe anetaret e Komsionit qe kishin firmosur u emeruan ambasadore, perfshire kryetarin F. Hoxha, sot Minister. PSE? Kusht e gjen.

                1. z
                  zezaku

                  ketij faqeziu te paturp shihi surratin me kuptu kush eshte ai eshte i zi si nata dhe cdo gje te zeze e ka dhe e ben

                  Lini një Përgjigje