Ulja e numrit të votave nga 750 mijë që PS ka marrë më 25 prill 2021, do të kuptohet si një ulje e besimit për mazhorancën në shkallë kombëtare, e kjo do të çmontonte tërë narrativën e Edi Ramës se ai vijon të ketë mbështetje popullore.
Në korridoret e mazhorancës ka një ankth të shtuar, pasi kanë marrë vesh shqetësimin e madh të kryetarit në këtë fushatë.
Ankthe që Rama, i ka ndarë edhe me një grup të ngushtë të udhëheqësisë, ku ka përdorur tone të forta, e një listë të gjatë të gabimeve që nuk duhet t’i bëjnë, se përndryshe do të ketë reperkursione të rënda.
Siç mësohet, frika më e madhe e Edi Ramës në zgjedhjet e 14 majit dhe më kryesorja, është ulja e votave për Partinë Socialiste, në krahasim me zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ndaj ai ka mobilizuar të gjithë artilerinë e rëndë të qeverisë e strukturave që PS i kontrollon të gjitha, që të arrihet një numër i madh votash në zonat bastion të jugut, për të kompensuar sa më shumë një rrjedhje që mund të kenë, në zona të tjera të vendit. Ndaj dhe Rama shkon posaçërisht në bashki të vogla në jug si Këlcyra apo Roskoveci për të mobilizuar elektoratin që të rrisin votën për PS.
Në zgjedhje lokale nuk kanë asnjë rendësi numri i përgjithshëm i votave që marrin subjektet politike në vend. Pasi ajo që vlen janë fitorja në 61 bashkitë e vendit dhe fitorja e këshillave bashkiakë. Megjithatë, në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për efekt statistike, do të hartojë një listë përfundimtare të numrit të votave që do të marrë çdo subjekt elektoral.
Ulja e numrit të votave nga 750 mijë që PS ka marrë më 25 prill 2021, do të kuptohet si një ulje e besimit për mazhorancën në shkallë kombëtare, e kjo do të çmontonte tërë narrativën e Edi Ramës se ai vijon të ketë mbështetje popullore.
Rama, ka bërë të ditur se nuk i intereson fare, madje nuk shqetësohet nëse Berisha e Meta marrin bashki në veri të vendit, si Shkodra, Tropoja, Kukësi, Hasi apo Vau i Dejës.
Ankthi i madh i Edi Ramës është Durrësi, pasi aty është investuar fort për dy projektet e mëdha të portit turistik, ku dhe kanë ardhur paratë ‘lumë’ nga Emiratet e Bashkuara, por edhe porti i mallrave në Porto Romano, ku fshihet një enigmë të madhe për burimet financiare që do të investohen atje.
Një bashki që do të drejtohej nga Igli Cara, apo një këshill bashkiak që do të drejtohet nga opozita, mund të krijojë komplikacione të mëdha për këto projekte. Ndaj në këtë betejë është angazhuar vetë Babloku, duke futur në fushatë përveç bandave kriminale, edhe arabët e Dubait, të cilët siç u pa, nga Manchesteri i dhanë një dhuratë të majme kandidates së Ramës në Durrës, siç është akademia e sportit të Manchester City.
Ndërkaq, frika tjetër e Ramës është Tirana. Jo në bashkinë e kryeqytetit më shumë se në bashkitë e vogla të qarkut, që mund të kthehen në ankthin më të keq të tij.
Një humbje e Kavajës, Kamzës, Rrogozhinës e Vorës, mund të rrëzojë të gjithë investimin e madh që është bërë në impjantin e mbeturinave të Sharrës, i cili ushqehet nga fondet e këtyre bashkive. Një devijim i mundshëm mund të hedhë në erë një investim, i cili është një bombë bërthamore edhe politikisht, sidomos në momentin kur SPAK po heton impjantet- përkatësisht inceneratorët e Fierit e Elbasanit, e mund të hapë edhe çështjen për Tiranën.
Siç mësohet, Rama i ka bërë të ditur Erion Veliajt, se nëse humb Kavajën, Rrogozhinën e Vorën, të mos i dalë përpara. Sipas sondazheve që ka zhvilluar PS, në Kavajë e Rrogozhinë, njerëzit nuk i duan kandidatët e mazhorancës për kryetar. Kjo si pasojë e arrogancës së tyre me qytetarët, si dhe me menaxhimin e pushtetit atje. Dy bashkitë përkatëse janë thuajse të falimentuara, edhe si pasojë e fondeve që kanë për të trajtuar mbeturinat në impjantin deri tani landfill pa incinerator të Tiranës.
Hapja e letrave, si dhe dalja pa poste i dy kryetarëve aktualë, mund të dëmtojë statusin e tyre, duke u bërë pre e lehtë për SPAK, e ku ekziston edhe mudnësia për tu zbërthyer më shumë, për aventurën jashtë mundësive financiare për të paguar shtrenjtë impjantin.
Për të tjerat, Rama as nuk shqetësohet fare, dhe të gjithë ekipin e tij, e ka fokusuar tek objektivi i votave sa më shumë të trupës së 25 prillit dhe bashkitë rreth Tiranës. Ndaj edhe Erion Velinë e shikojmë më shumë në Kavajë e Rrogozhinë, ku shkon tre herë në ditë, sesa në Tiranë. / Pamfleti
Lini një Përgjigje