Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët e Kolegjit Europian të Bruzhit, komentoi sërish akuzat nga Britania e Madhe sa i përket shqiptarëve kriminelë që ndodhen atje.
Rama tha se ‘kështu bëhesh kur del nga BE, flet gjepura’.
“Këta njerëz, më së fundi po përhapin fjalën që vendi ynë nuk është një vend i zymtë, pa diell, e kriminal, ku shansi më i mirë është të të vjedhin dhe më i keqi është të të përdhunojnë.
Shqipëria nuk është asgjë nga këto. Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht që Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë.
Mbretëria e Bashkuar është i pari. Ata thonë po, se shqiptarët kanë shkuar atje. Kështu bëhesh kur lë Bashkimin Europian. Flet shumë gjepura”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje