
Zbulohen emrat e 3 deputetëve që PD do t’i japë hua Partisë së Lirisë, në mënyrë që kjo e fundit të krijojë grup parlamentar. PL mori vetëm 4 deputetë në zgjedhje, edhe ata nga lista e mbyllur.
Por përveç faktit që Berisha i futi në lista, duket se ka vendosur t’i bëjë një tjetër qokë aleatit të tij që ndodhet në qeli.
Deputetët Ina Zhupa, Ledina Aliolli dhe Klodiana Çapja do të kalojnë si deputetë të PL në mënyrë që të krijohet numri prej 7 deputetësh, aq sa duhen bërë të krijuar grup parlamentar.
4 deputetët e PL janë: Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto dhe Brunilda Haxhiu.
Kjo është një manovër fiktive dhe vetëm në letër, pasi në këtë mënyrë PL përfiton zyrë në Kuvend, ka kohë më të gjatë për të folur në seanca dhe benefite të tjera financiare.
Por Ilir Meta nuk do të jetë i vetmi përfitues, pasi edhe Fatmir Mediu kërkon të krijojë grup parlamentar. Pritet që edhe atij Berisha t’i japë deputetë hua për të krijuar kuorumin prej 7 deputetësh.
Lini një Përgjigje