TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 19:25

Rama nis lëvizjet për shkarkimin e Veliajt, mbledh në selinë e PS anëtarët e Këshillit Bashkiak!

Shkruar nga Pamfleti
Rama nis lëvizjet për shkarkimin e Veliajt, mbledh në selinë
Rama-Veliaj në selinë e PS

Këshilli Bashkiak i Tiranës nën urdhrat e Edi Ramës, mblidhet nesër në selinë e PS për çështjen "Veliaj"...

Edi Rama ka nisur lëvizjet për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Pas ultimatumit që dha në Asamblenë e PS më 11 shtator, kreu i qeverisë tani po kalkulon të gjitha mundësitë për ta çuar në zgjedhje bashkinë e kryeqytetit. Për këtë arsye anëtarët e PS në Këshillin Bashkiak, janë thirrur nesër në seli për mbledhje. 

Veliaj ndodhet në qeli, pasi SPAK e ka marrë të pandehur për disa akuza penale. Megjithatë ai është ende në detyrë dhe ligji ka një dispozitë që e vë në vështirësi kryeministrin. Rama nuk ka preferuar ta shkarkojë vetë Veliajn dhe topin ia ka kaluar Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryebashkiakut të zgjedhur, pavarësisht se edhe kjo duhet parë nga parlamenti i ri, pasi kuadri ligjor lë për të dëshiruar në rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja”, tha Rama në Asamble.

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton qartë se Këshilli Bashkiak mund ta shkarkojë kreun e bashkisë nëse ai mungon 3 muaj në detyrë, por në fund është kryeministri ai që firmos.

Rama nis lëvizjet për shkarkimin e Veliajt, mbledh në selinë

Për këtë arsye, nesër anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mblidhen për të diskutuar mbi procedurat që do të ndiqen për shkarkimin e kryetarit. Nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm Rama apo dikush tjetër, por sipas raportimeve në media, pritet të merret vendimi final për shkarkimin e kryebashkiakut.

Nëse shkohet drejt këtij akti, Bashkia e Tiranës mund të hyjë në një krizë të re. Sipas ekspertëve të fushës, nëse Veliaj ankimon shkarkimin në Kushtetuese, atëherë bllokohet plani i Ramës për zgjedhje. Megjithatë, nesër pasdite në orën 17:00 pritet të mësohet se cili do të jetë vendimi. /Pamfleti

Lini një Përgjigje