Politike23 Shkurt 2023, 21:35

Plas “lufta” në PS, Ahmetaj sulmon Ramën: Të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin, s’i kam kërkuar ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

Plas “lufta” në PS, Ahmetaj sulmon Ramën: Të

Shpërthen lufta në PS. Ish/ zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka sulmuar hapur Edi Ramën, pas deklaratave të këtij të fundit një javë më parë, ku i sugjeroi të gjejë avokat sepse ai nuk e ndihmon dot për aferën me inceneratorët.

Deputeti socialist u shpreh se nuk i ka kërkuar kurrë ndihmë, teksa e paralajmëroi Ramën që të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit. Deklaratat e tij u bënë në një emision televiziv, ku doli për herë të parë të japë sqarime mbi akuzat se ka lidhje me aferën e inceneratorëve.

Unë Ramës nuk i kam kërkuar asnjë herë ndihmë. Nuk do desha të isha në vendin e kryeministrit që të bëja gjykatësin. Ai për mua sikundër i kam sugjeruar, të bëjë punën që di të bëjë më mirë, atë të kryeministrit  dhe jo të gjykatësit. Gjykatësi është pozicion i sikletshëm”, tha ai.

Ahmetaj u pyet nëse i druhet faktit se mund të ketë fatin e Saimir Tahirit dhe kolegëve të tjerë që ka shitur Rama. Ai deklaroi se e sheh me keqardhje se si përfunduan ata.

Mua më kujtohen shumë shpesh këta kolegë, me shumë dhimbje dhe shumë shpesh. Unë me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, ti e di shumë mirë këtë gjë por të shoh një koleg në atë pozitë s' më ka pëlqyer. Nuk kam nevojë unë për ndihmë nga kryeministri”, tha ai.

Ahmetaj akuzohet se ka udhëtuar në shtete të ndryshme të botës dhe ka qëndruar në hotele luksoze me pagesat e Klodian Zotos. Ai i mohoi akuza, teksa disa herë këmbënguli se nuk ka firmosur për inceneratorët. Po ashtu mohoi që të ketë përfituar udhëtime nga Zoto.

 

ahmetaj rama lufte ne ps