TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 21:08

Ç’po ndodh brenda PD? Hoxha: Po diskutohet për ta ndarë Kryesinë nga Grupi Parlamentar!

Shkruar nga Pamfleti

Ç’po ndodh brenda PD? Hoxha: Po diskutohet për ta ndarë

Indrit Hoxha, anëtar i Kryesisë së PD ka folur për takimet e Ervin Salianji me demokratët në terren.

Hoxha ndau edhe një detaj duke thënë se ka një diskutim nga brenda Kryesisë së PD, për ta ndarë Kryesinë nga Grupi Parlamentar.

Ka një diskutim nga brenda Kryesisë së PD, për ta ndarë Kryesinë nga grupi Parlamentar. Gazi i pazgjedhur me votë është. Edhe po iku prapë kryetar Grupi është…”-tha ai.

Më tej u shpreh: “Çdo anëtar i kryesisë së PD ka të drejtë të zbresë në bazë dje ti vihen në dispozicion gjithë struktura për organizimin e një takimi? Përse nuk e ka kërkuar Salianji? Dhe Nëse Salianji e ka kërkuar këtë gjë në struktura e PD dhe nuk i është realizuar unë do jem anëtari i dytë që do t’i shkoj në rresht dhe do ta mbështes. Ka janë bërë, “Hajde Flasim”. Po bëhet si batuta e Ramës më studentët, “Hajde Flasim”…”, tha ai në emisionin “Real Story”.

Lini një Përgjigje