TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 12:04

Po përdor PD si mburojë? Berisha: S’e kam personale, po e mbroj nga një proces politik i shëmtuar!

Shkruar nga Pamfleti
Po përdor PD si mburojë? Berisha: S’e kam personale, po e
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk po e dëmton PD-në me akuzat që rëndojnë ndaj tij nga GJKKO për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Si mund ta dëmtojë PD për zgjedhjet kur po mbrojë atë kundër një procesi politik të shëmtuar. PD është dhe do të mbetet trashëgimtare e këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë. Unë kam gjithçka parimore dhe programore që përballet me politikë persekutuese.”, tha ai.

Berisha ka deklaruar se shpifjet, trillimet dhe falsitetet nuk mund ta detyrojnë atë kurrë të tërhiqet, duke iu referuar akuzave të drejtësisë ndaj tij për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ish-kryeministri u shpreh i prerë se nëse një familjar i tiji ka përfituar nga ligjet e miratuara asokohe, atëherë ai merr përgjegjësi të plotë.

sali berisha spak pd

Lini një Përgjigje