
Gjatë Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se imazhi i Ilir Metës po shkërmoqet, edhe pse ky i fundit ishte disa metra larg nga foltorja ku ajo po fliste.
Kjo deklaratë u prit me të qeshura nga Meta, i cili nuk arriti të fshihte buzëqeshjen e fortë ndaj deklaratave të bashkëshortes së tij, me të cilën ka pasur disa përplasje në distancë gjatë daljeve në media javën e fundit.
“Ka dhimbje kur shohin se si shkërmoqet Imazhi i Ilir Metës. Kanë dhimbje si shohin një burrë shteti që firmos një letër paçavure të ndërtuar mbi bazën e një administratori godine, kryetari i Partisë nuk është administrator godine, por lider që drejton opozitën në fitore për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe Erion Velisë”, u shpreh ajo.
Lini një Përgjigje