TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2026, 14:10

Presidenti Begaj takim me arbëreshët në Milano: Gur i fortë në urën e miqësisë Shqipëri-Itali

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj takim me arbëreshët në Milano: Gur i fortë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano një takim me përfaqësues të komunitetit arbëresh që jetojnë dhe punojnë në rajonin e Lombardisë.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e komuniteteve arbëreshe në Itali në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai theksoi se arbëreshët e Lombardisë, ashtu si ata në Kalabri, Siçili, Molise dhe zona të tjera të Italisë, përbëjnë një element të qëndrueshëm në lidhjen historike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti Begaj takim me arbëreshët në Milano: Gur i fortë

Sipas Presidentit, kjo diasporë ka një peshë të veçantë për shkak të ruajtjes së identitetit kombëtar ndër breza. Begaj nënvizoi se komuniteti arbëresh përfaqëson një model për diasporën e re shqiptare, duke mbartur dhe promovuar trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të kombit shqiptar.

Takimi në Milano u përqendrua në rolin historik dhe aktual të arbëreshëve si faktor lidhës mes dy vendeve, si dhe në rëndësinë e vazhdimësisë së identitetit kulturor shqiptar në diasporë.

"Kënaqësi të takohesha sot në Milano me një përfaqësi arbëreshësh që jetojnë e punojnë aty.

Arbëreshët e Lombardisë, ashtu si ata në Kalabri, Siçili, Molise dhe kudo në Itali, janë gurë të fortë në themelin e urës së miqësisë mes dy vendeve, që vazhdon e forcohet çdo ditë.

Kjo diasporë historike është dhe model për diasporën e re, unike në mbartjen dhe ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e kulturore të kombit", shkuan Bajram Begaj në "Facebook".

Presidenti Begaj takim me arbëreshët në Milano: Gur i fortë

Lini një Përgjigje