Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një takimi me strukturat e PD-së, në funksion të protestës së 10 shkurtit, tha se ndërkombëtarët po presin rrëzimin e Edi Ramës si Kryeministër.
Berisha tha se 10 shkurti është dita e kryengritjes tonë paqësore.
“Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu.
Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie.
Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak.
Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur nevojë më shumë për ne se sot”, tha Berisha
Lini një Përgjigje