Në qendër të tubimit janë kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Partia Demokratike pritet të zhvillojë këtë të diel, në orën 18:00, protestën e radhës në Tiranë, në vijim të aksionit opozitar kundër qeverisë.
Në qendër të tubimit janë kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Protesta përkon me festën e Sulltan Novruzit dhe mban gjithashtu një simbolikë historike për demokratët, pasi lidhet me 22 marsin e vitit 1992, datë që shënon fitoren e tyre në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit.
Një ditë më parë, kryetari i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar tubimin si një “kryengritje paqësore”. Ai theksoi se pjesëmarrja është një detyrim qytetar, pavarësisht bindjeve politike.
"Detyrë e çdo shqiptari pavarësisht nga bindjet e tij, të bashkohemi nesër në 18.00 në rrugë dhe sheshe të Tiranës për të treguar forcën tonë, në kryengritjen më të madh paqësore”, tha dje Berisha.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë opozita pritet të ndryshojë strategji. Sipas raportimeve, nuk do të ketë lëvizje të organizuara nëpër rrugët kryesore të Tiranës, siç ka ndodhur më herët, kur protestuesit marshonin nga Kryeministria drejt Kuvendit apo zhvillonin forma të mosbindjes civile duke bllokuar akse rrugore.
Protestuesit do të organizohen sipas zonave ku banojnë, ndërsa pranë tyre do të jenë deputetë dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike. Një pjesë e mirë e mbështetësve pritet të mblidhen fillimisht në selinë e PD-së, për t’u zhvendosur më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Burime bëjnë me dije se këtë herë synohet shmangia e incidenteve dhe përdorimit të mjeteve si molotovët, pas kritikave të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të Partisë Popullore Europiane (PPE). Në këtë kuadër, organizatorët synojnë një protestë të qetë, por me pjesëmarrje të gjerë dhe shtrirje disa orëshe.
Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 dhe të zgjasë deri rreth orës 22:00, nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga policia për shpërndarjen e protestuesve. Megjithatë, sipas burimeve, në rast të provokimeve ndaj turmës, nuk përjashtohet ndryshimi i skenarit, që mund të çojë në tensione dhe bllokim të rrugëve në kryeqytet./Pamfleti
Ky komunist garanton sundimin e Ramës.
Jo more Lugat diabolik, qytetaret nuk do ti bashkohen partise se familjes Berisha edhe pse e neverisin Ramen njesoj si ty.
Rama e Salehu jane nje, por sot Rama eshte koka, prandaj mos gjuaj vetem ne bisht. Fillo nga koka e deri te bishti. Mbushni rrugët e sheshet dhe hiqni keto qelbesira. Çlironi Shqipërinë!