TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 21:48

Rama flet për nepotizëm dhe qoka, Rexhë Byberi i Tropojës punëson gjithë familjen në shtet; skema si po fsheh pronat

Shkruar nga Pamfleti
Rama flet për nepotizëm dhe qoka, Rexhë Byberi i Tropojës
Rexhë Byberi

Teksa Rama, sot në Asamble, ka kritikuar punësimet nepotike, Kryebashkiaku i Tropojës ka sistemuar gruan dhe 5 fëmijët në administratë...

Edi Rama bëri për ujë të ftohtë sot socialistët në Asamblenë e PS, pasi në pjesën me dyer të mbyllura ka pasur shumë debate mbi organizimin e partisë në rrethe. Problemi më i madh që u ngrit është punësimi, pasi shumë drejtorë dhe funksionarë punësojnë familjarët në poste kyçe. Alarmi u dha dhe nga shumë drejtues qarqesh, por duket se gjithçka është sa për sy e faqe.

Shembulli më tipik i punësimeve nepotike është kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, i cili ka sistemuar gruan dhe fëmijët e tij në poste publike. Duke u bazuar te deklarimi pasuror i Rexhë Byberit në ILDKP për vitin 2024, rezulton se gruaja e tij, Rudina Byberi, bashkë me vajzën Fiorela Lajthiza, janë punësuar te spitali "Isa Zllami" B. Curri.

Vajza, Mirela Byberi, e punësuar te Drejtoria Rajonale e Operatorëve të Kujdesit Shëndetësor; djali Arlind Rexhe Byberi, te Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në Kukës; vajza Mirjeta Kovaçica, Drejtoria Vendore ASHK Tiranë; vajza Jetmira Deda, Qendra Shëndetësore Kamëz.

Përveç kësaj, Byberi ka kamufluar pasurinë edhe në emër të gruas dhe të fëmijëve të tij. Ai deklaron vetëm pagën si kryetar bashkie, ndërsa gruaja deklaron objekt 240.00 m2 dhe apartament 71.00 m2, pa specifikuar vlerën. Një nga vajzat ka deklaruar njësi 195.00 m2 me vlerë 14,200,000.00 ALL.

Punësimet e Rexhë Byberit

-Rexhë Byberi, kryetar Bashkie Tropojë

-Vajza Rudina Byberi, te spitali "Isa Zllami" B. Curri

-VajzaFiorela Lajthiza, te spitali "Isa Zllami" B. Curri

-VajzaMirela Rexhe Byberi, Drejtoria Rajonale e Operatorëve të Kujdesit Shëndetësor

-Djali Arlind Rexhe Byberi, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në Kukës

-Vajza Mirjeta Kovaçica, Drejtoria Vendore ASHK Tiranë

-Vajza Jetmira Deda, Qendra Shëndetësore Kamëz

/Pamfleti

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje