TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 19:10

Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: 'Foltorja 2' do t’ia dalë, e para finalizoi në rithemelimin e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: 'Foltorja 2'

Deputeti Belind Këlliçin tha se “Foltorja 2” e nisur sot para Kryeministrisë, do t’ia dalë t’i përmbushë qëllimet e demokratëve, pasi sipas tij shembull është “Foltorja 1”.

Ai u shpreh se arsyeja pse foltorja do ja dalë është sepse ka dy precedentë, foltoren e parë në shtator të vitit 2021, ku Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë.

Demokrati shtoi se në këtë foltore të re do faktohet vjedhja e tunelit të Llogarasë dhe vjedhjet e përditshme ndaj qytetarëve.

“Për një minutë do të duhet të marrë një shpjegim për të gjithë ata që na ndjekin, për ata që do të helmohen për organizimin, për pjesëmarrjen, për mesazhet e shumë arsye të tjera.

Arsyeja pse kjo do ia dali, foltoren e parë në vitin 2021, ishte një foltore e parë e drejtuar nga doktor Berisha, ia doli të shpëtojë opozitën brenda tre muajsh. Nisi me 1 të 100-ën dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtare të rithemelimit të PD-së dhe ia doli të kthejë shpresën shqiptarëve dhe të mbajë në këmbë opozitën.

Për 44 javë me radhë, më pak se 1 e 10 e atyre që jemi këtu, jemi përbaltur, na kanë shitur dhe janë të njëjtat media që kanë sulmuar PD-në dhe protesta jonë ia doli, që Erion Veliajn ta përcillte në burgun e Durrësit”, tha Këlliçi.

Lini një Përgjigje