Nis para Kryeministrisë protesta e thirrur nga Adriatik Lapaj
Ka nisur protesta e partisë së Shqipëria Bëhet. Dhjetëra qytetarë kanë marshuar me pankarta drejt Kryeministrisë. Ata i janë bashkuar thirrjes së Adriatik Lapajt për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama o hajdut”; “ku shkuan miliardat e vjedhura”, janë pankartat që mbajnë qytetarët në këtë protestë. Ndërsa mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe ata amerikanë.

Kryeministri Edi Rama mashtron kur thotë se ka bërë reformën në drejtësi, pasi ai jo vetëm po e sulmon drejtësinë. Kështu u shpreh nga podiumi i protestës kombëtare të Lëvizjes Shqipëria Bëhet në bulevardin para kryeministrisë mbrëmjen e sotme (31 janar), Adriatik Lapaj.
“Rama sot është simbol i korrupsionit dhe i tillë do të mbahet mend gjatë. Ai njihet sot si Edi që ka vjedhur Shqipërinë. Ndaj t’i kujtojmë atij “Edi Rama o hajdut, o hajdut!” Edi Rama pretendon se ai është autori i reformës së drejtësisë, gënjen apo thotë të vërtetën? Thotë se po modernizon shtetin. Se është njeriu që ka luftuar korrupsioni, gënjen! Pretendon se në spitalet tona ka ilaçe, gënjen apo thotë të vërtetën? Thotë se ka luftuar korrupsionin, gënjen apo thotë të vërtetën? Thotë se do çojë Shqipërinë në BE. Ai është mashtrues që i ka vjedhur popullit paratë që i ka dërguar në disa duar. Ndaj sot i themi “Edi Rama o hajdut, o hajdut”, u shpreh ai mes të tjerash, duke kujtuar deklaratat për analogji dhe diskurs politik të kreut të mazhorancës.
Kjo është protesta e katërt që po mban Lapaj.
Lapaj ka bërë thirrje për një protest larg flamujve të partive, një protest qytetare, sikundër është shprehur ai, ndërsa në jo pak raste, aktivistët e “Shqipëria Bëhet” janë përplasur me policinë, sa herë që kjo e fundit i ka rrëmbyer çadrat e improvizuara apo karriget e ngrohëset protestuesve që qëndronin gjatë natës në trotuarin përballë Kryeministrisë.
Adriatik Lapaj është dërguar edhe në spital pas një incidenti ku një bombolë ngrohëse i ra në kokë gjatë një tubimi. Autoritetet kanë arrestuar disa persona dhe nën hetim janë disa të tjerë.
Zyra e Avokatit të Popullit ka vendosur të dërgojë vëzhgues në vendngjarje për të monitoruar protestën dhe për të siguruar respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve gjatë tubimeve.
O karafil, ti me 50 veta do e hedhesh Edi Ramen ?
Per te Ardhur keq shume pak mbeshtetes Sot ka ardhur koha e nje force te re politike ka ikur koha e PD-PS pasi jane testuar disa here dhe kane shtuar vetem hajdutet Sot ne Shqiperi duhet nje Force e Re Politike qe te gjithe keta te shkojne paradrejtesise . Keta qe flasin kunder jane thjesht neper pune marrin nje rroge ose militante nga partia tjeter qe presin te marri pushtetin e tu hedhi ndonje kocke . Nese ne Shqiperi nuk vjen nje force e re politike asnjere nuk ka per tu bere keta qe jane dhe kane qene jane karta te djegura qe koha i ka testuar Mbeshtetje per kedo qe eshte kunder politikes se vjeter PD-PS
parat e vjedhura o llapaj jan tek sypeshkaqeni qe te financon ty