TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2026, 13:10

"Pse nuk i fton në protestë?", Berisha shpërthen ndaj Topit, Bashës dhe Alibeajt: Janë pseudointelektualë! 

Shkruar nga Pamfleti
"Pse nuk i fton në protestë?", Berisha shpërthen ndaj
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të qytearëve, gjatë një transmetimi live në rrjetin social "Facebook". 

I pyetur se pse nuk fton në protesta figura si Lulzim Basha, Bamir Topi, Astrit Patozi apo Enkelejd Alibeaj, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi me tone të ashpra, duke i cilësuar ata si “pseudointelektualë”.

Sipas Berishës këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale.

Sa i përket figurave të tjera, Berisha u shpreh shkurt, duke lënë të kuptohet se nuk i konsideron faktorë të rëndësishëm politikë. “Për atë tjetrin… nuk është fare. Pyet të tjerët që u morën me fushatë,” shtoi ai.

"A po flet për intelektualë apo për pseudointelektualë? I dashur mik, kthehu në vitin 1990 dhe lexo një intervistë që i kam dhënë gazetës Drita ku bëj dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Kishte intelektualë të vërtetë dhe ata që silleshin si pseudo. Këta janë fatkeqësia e kombit, janë mjerimi kombëtar. Unë them më mirë të mos i ngatërrojmë.

A të bëj një pyetje? Nuk patën rastin ata që të ishin në të mirën e Shqipërisë? Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës ishin pasurimi i tij dhe shkatërrimi (i opozitës). Për ata të tjerët pyesni se ccfarë thonë kur kanë drejtuar fushatat", u shpreh Berisha.

sali berisha enkelejd alibeaj bamir topi lulzim basha

Lini një Përgjigje