TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2026, 12:54

Shehaj i refuzoi ftesën, Berisha: I bën opozitë opozitës për t'i shërbyer qeverisë Rama

Shkruar nga Pamfleti
Shehaj i refuzoi ftesën, Berisha: I bën opozitë opozitës
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të qytearëve, gjatë një transmetimi live në rrjetin social "Facebook". 

I pyetur lidhur me refuzim e e ftesës së tij nga Agron Shehaj, Berisha ironizoi duke thënë se Partia Mundësia i shërben qeverisë. 

“Përgjigje më të saktë për këtë mund tua japë vetë Agron Shehja. I cili ka moralin të krahasojë PD me PS. Pretendon…ose thotë se është i persekutuar. Krahason PD që çliroi nga burgjet dhe persekutuesit, PS. Njeriu është i lirë të thotë atë që do. Zgjedhësit, ata që kanë votuar Agron Shehajn se kanë votuar që ai mos të bashkohet në një front të gjerë opozitar për të larguar të keqen, Edi Ramën. Ata qytetarë konsiderojnë Edi Ramën të keqën më të madhe. Opozita është e hapur. Ju kam informuar. Ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, janë në shërbim të qeverisë”, tha ai.

sali berisha agron shehaj opozita

Lini një Përgjigje