Seanca plenare e Kuvendit pritet të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. Seanca ka nisur prej orës 10:00 ku krerët e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë do raportojnë në Kuvend, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ.
PS e PD debatuan për 2 orë me radhë për mënyrën se si do të zhvillohej seanca. PD këmbëngulte që pyetjet që kanë depozituar me shkrim, t’i lexonin edhe në sallë. Por, mazhoranca refuzonte duke thënë se i kanë depozituar dhe nuk është e nevojshme. Pasi seanca u mbajt peng për gati 3 orë, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë 2 minuta kohë që të replikojë.
Në këtë seancë, Sali Berisha do të përballet me Altin Dumanin, hera e parë që kur SPAK nisi hetimet për aferën Partizani dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij. Në raportimin e një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie.
Lini një Përgjigje