Politike21 Korrik 2023, 07:54

PS i bën qokën Skënder Gjinushit! Kuvendi miraton projektligjin për Akademinë e Shkencave; hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç

Shkruar nga Pamfleti
PS i bën qokën Skënder Gjinushit! Kuvendi miraton projektligjin
Skënder Gjinushi & Rama

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime projektligjin për Akademinë e Shkencave.

Tashmë me këtë ligj Skënder Gjinushi i lejohet një mandat i dytë si dhe i hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç.

Akademia e Shkencave ishte kryefjalë e kritikave të opozitës për ligjin e propozuar dy deputetët e mazhorancës, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj.

Ky ligj është kritikuar ashpër nga deputetët e PD-së, Flutura Açka dhe Ina Zhupa që e konsideruan si një manovër për të mbajtur Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave përgjithmonë.

Deputetja Ina Zhupa tha se me këtë ligj u ushtrua presion ndaj Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa deputetja demokrate Flutura Açka u shpreh se pas debateve për projektligjin e propozuar nga mazhoranca për institucionin e Akademisë së Shkencave. Sipas Açkës, PS bëri ç’është e mundur që Gjinushi të jetë në krye të këtij institucioni.

“Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.

Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr. E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kur ai vendos të heshtë

Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik”, shkruan Açka.

Për ligjin ka dalë kundër edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij një Kuvend ditën e djeshme, ish-kryeministri ai tha se Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave, nuk ka bërë asnjë studim gjatë këtyre viteve.

“Çfarë studimesh ka bërë Gjinushi në marrëdhënien që ka me Tom Doshin? Hajde ta vendosim drejtues të përjetshëm. Të krahashoni Skender Gjinushin me Ismail Kadarenë, është si të krahasosh Rrahman Rrahjen me Pastorin e Kishës”, tha Berisha.

skender gjinushi akademia e shkencave