Politike29 Shtator 2023, 13:30

PS rrëzoi komisionet hetimore që inicioi me Berishën, Bardhi: Antikushtetuese!

Shkruar nga Pamfleti

PS rrëzoi komisionet hetimore që inicioi me Berishën, Bardhi:

Gazment Bardhi e ka cilësuar antikushtetuese vendimmarrjen e maxhorancës në Konferencën e Kryetarëve, e cila nuk dha konsensus për dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Në një dalje për mediat, ai theksoi se pa asnjë surprizë siç kanë vepruar në 1 vit e gjysmë, maxhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Sipas Bardhit, të dhënat e verifikimit nga KLSH kanë treguar që jo vetëm kemi të bëjmë me kontratave dhe vlera abuzive, por me pagesa e shërbime që qytetarët nuk i përfitojnë. Ai shtoi se për të dhënat e sistemit TIMS, shqetësimi nuk ka ardhur vetëm nga opozita, por dhe nga ambasada e SHBA-ve.

“Depozituam dy kërkesa për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, i pari kishte të bënte me skandalin që ka marrë shqetësimin e SHBA, me ndërhyrjet e paligjshme me sistemin TIMS. E dyta lidhet me mungesën e përfitimeve shëndetësore në zbatim të kontratës koncensionare.

45 deputetë ju drejtuam Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor, sipas Kushtetutës, Kuvendi është i detyruar kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë.

Pa asnjë surprizë, siç kanë vepruar për një 1 vit e gjysmë, mazhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor, është antikushtetuese sepse Kuvendi e ka detyrim.

Argumenti i parë nga kolegët e mazhorancës, lidhej me faktin se ne kërkonim 4 kontrata dhe e konsideruan shumë të gjerë si çështje, se ata kanë shumë punë.

Në fakt të 4 kontratat lidhen me një çështje të vetme, me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Për aq kohë sa janë miratuar nga qeveria me vlerë 450 mln euro, ne propozuam që të verifikohet, së pari si janë lidhru kontrata dhe si do zbatohen. Të dhënat e verifikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë provuar për pagesa për shërbime që qytetaret nuk i përfitojnë.

Ndërsa për sistemin TIMS, që s’ka qenë thjesht shqetësim nga ne por nga SHBA. Ne e kuptojmë që Rama dhe mazhoranca nuk ka interes të zbulohet, kjo gjë sepse do të provohej fshehja e udhëtimeve të eksponentëve politike me eksponentë të krimit të organizuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes në TIMS.  Më vonë do keni edhe një reagim të opozitës.”, tha Bardhi.

ps komision hetimor bardhi antikushtetues