Politike29 Shtator 2023, 12:50

Berisha nuk pranon humbjen në Kukës: Zgjedhjet u blenë, Balluku dhe Balla shpërndanë para një javë resht!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha nuk pranon humbjen në Kukës: Zgjedhjet u blenë, Balluku
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme teksa është pyetur nga gazetarët, nuk e ka pranuar  rezultatin e zgjedhjeve në Kukësit.

Berisha tha se zgjedhet u blenë.

Sipas Berishës, ministri Taulant Bala dhe Belina Balluku shpërndanë para 1 javë rresht para 24 shtatorit.

“Në Kukës, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirë. Balluku, Balla janë marrë në shpërndarje parash një javë resht, me thashë në qarkun e Kukësit. Në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por qartësisht, industria e blerjes së votës. Ne kemi konkluzionin se me Ramën zgjedhje nuk ka dhe Kukësi ishte një fakt shtesë në morinë e provave tona.
Në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë me vota në përmbysjen e kësaj qeverie.”- thotë Berisha.

Albert Halilaj, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të madhe,  5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Konkretisht Albert Halilaj mori 13025 vota  ose 63.67% kundrejt Emri Vatës që mori  7431 vota, 36.33%.