Politike29 Shtator 2023, 12:44

Konferenca e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e dyshes Berisha-Bardhi për dy komisione hetimore

Shkruar nga Pamfleti
Konferenca e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e dyshes
Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e sotme rrëzoi dy kërkesat e opozitës “Berisha-Bardhi” për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

PS nuk ka qenë dakord duke rrëzuar kërkesat.

Në konferencën e Kryetarëve nuk kanë munguar debatet, Bardhi u shpreh se nëse këto kërkesa rrëzohen do të ishte antikushtetuese.

Ai ka paralajmëruar edhe një fjalë për mediat pas mbledhjes.

Burime bëjnë me dije se përflitet edhe për një kërkesë të tretë nga ana e opozitës, ende e pa dorëzuar për konfliktet e interesit. Megjithatë deputetët pritet të japin detaje më të hollësishme për këtë kërkesë.