TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 10:07

PS shkatërroi opozitën në zgjedhjet e pjesshme, reagon Rama; tregon arsyet e pjesëmarrjes së ulët

Shkruar nga Pamfleti
PS shkatërroi opozitën në zgjedhjet e pjesshme, reagon Rama;
Kryeminsitri Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar për fitoren 5 me 0 të Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Rama jep disa arsye, të cilat sipas tij, kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje.

"5 bashki
5 fitore
dhe 5 arsye më shumë
për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.", shkruan Rama.

 

ps shkatërroi opozitën në zgjedhjet e pjesshme reagon rama

Lini një Përgjigje