TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 08:45

Pse “21 janari” për Sali Berishën është një ‘topuz’ ndaj Edi Ramës?

Shkruar nga Pamfleti
Pse “21 janari” për Sali Berishën është një
Edi Rama dhe Sali Berisha /

Thirrja e Sali Berishës për 21 janarin mbyll çdo mundësi marrëveshjeje. Doktori politikisht ka mbaruar, ndërsa Rama hyn në fazën e presionit ndërkombëtar dhe përballjes me SPAK. SHBA dhe BE po kërkojnë fundin e elitës së vjetër dhe fillimin e një cikli të ri politik në Shqipëri...

Thirrja e Berishës për 21 janarin është një akt i dëshpëruar që e vendos përfundimisht jashtë çdo formule negociuese. Për Ramën, ky është paralajmërim se çdo tentativë për marrëveshje do të ishte vetëvrasje politike. Ndërkohë, Perëndimi po e përdor momentin për të shkatërruar marrëveshjet e vjetra të tranzicionit dhe për të hapur rrugë për një klasë të re politike.

Thirrja e Sali Berishës për 21 janarin është shumë më tepër se një datë simbolike. Është shenjë e fundit e një politike të vjetër që po mbaron.
Me këtë apel, Berisha jo vetëm kërkon të mbledhë rreth vetes mbetjet e një opozite të lodhur, por edhe mbyll çdo derë komunikimi me Edi Ramën, i cili për 10 vjet ka përdorur “pazarin” si strategji mbijetese politike.
Ky është momenti ku dy figurat e tranzicionit shqiptar përjashtojnë njëri-tjetrin nga loja.

Berisha e di se është politikisht i konsumuar.
Procesi i “Partizanit”, shpallja non grata nga SHBA dhe Britania, hetimet për pastrimin e parave, dhe sidomos 21 janari, janë treshja e dosjeve që ia mbyllin jetën publike.
Kjo e fundit është goditja finale, sepse ai vetë po i jep fund betejës me një thirrje që nuk ka më kuptim moral as ligjor.

Nga ana tjetër, për Edi Ramën, thirrja e Berishës është vija e kuqe.
Çdo përpjekje për të hyrë në negociata me Saliun, qoftë për reformën kushtetuese apo për të frenuar SPAK-un, do të ishte vetëvrasje politike.
Rama e di që Perëndimi po i dërgon sinjale të qarta:

“Berishën ta mbyllëm, tani je ti radha tjetër.”

Nëse Rama zgjedh të bashkëpunojë me të, ai nuk do të goditet nga opozita, por nga aleatët ndërkombëtarë që prej vitesh kanë garantuar imunitetin e tij politik.

Plani për reformën kushtetuese dhe krijimin e një Senati, që parashikon “imunitet të dyfishtë” për elitën e vjetër, është parë në Bruksel dhe Washington si tentativë për t’u mbrojtur nga drejtësia.
Por SHBA dhe BE kërkojnë të kundërtën: zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK deri në vitin 2040.
Një mandat i gjatë që do të ruante presionin mbi pushtetin dhe do të pengonte çdo tentativë për ta “varrosur” reformën në drejtësi.

Kjo është arsyeja pse SPAK është kthyer në figurë kyçe: ai është sinjal politik për Ramën se drejtësia nuk është më në duart e qeverisë, por në duart e atyre që e kanë financuar dhe krijuar.
Në fakt, sot SPAK nuk është më një institucion i brendshëm shqiptar, por degë e prokurorisë speciale të BE-së, me koordinim direkt nga Laura Kövesi, kryeprokurorja antikorrupsion e Bashkimit Europian.
Në zyrat e SPAK-ut, hetimet kryesore drejtohen e monitorohen nga ekspertë të BE dhe SHBA, ndërsa fondet e operacioneve mbulohen nga qeveria gjermane.

Prandaj, Rama nuk ka më luksin të luajë me SPAK-un si me një institucion që mund ta kontrollojë.
Ai ka provuar të ndikojë, por është bërë peng i lojës.
Tani, presioni ndërkombëtar e ka futur në një qorrsokak:
nëse negocion për të shpëtuar veten, rrezikon të përfundojë si Berisha;
nëse përpiqet të sfidojë drejtësinë, rrezikon të përballet me të njëjtin fat, vetëm se me një mënyrë më të sofistikuar.

Për Perëndimin, 2025–2027 janë “vitet zero” për Shqipërinë, periudha ku duhen larguar përfundimisht figurat e tranzicionit.
Berisha tashmë është i mbyllur, Rama është i dobësuar.
Mesazhi i diplomatëve është i qartë:

“Ne ju hoqëm Berishën, tani po e dobësojmë Ramën. Ju, shqiptarë, zgjidhni liderët e rinj.”

Por këtu lind pyetja më e madhe: Kush do të zërë vendin e Sali Berishës?
Në prapaskenë kanë nisur manovrat.
Fuqitë rajonale, si gjithmonë, po përpiqen të vendosin njerëzit e tyre, disa në PD, disa në PS.
Në këtë lojë, emrat që qarkullojnë janë vetëm maska të përkohshme.
Sepse Perëndimi nuk kërkon më një lider të fortë, por një sistem që mund të kontrollohet përmes ligjit dhe drejtësisë.

Berisha, me 21 janarin, i mbyll vetes derën e historisë.
Rama, me tentativën për “senat”, po hap derën e fundit të pushtetit që i ka mbetur.
Të dy janë skajet e një epoke që po shuhet nën peshën e një gjykate që nuk është më shqiptare, por europiane.

Dhe në fund, historia e politikës shqiptare do të ndahet në dy pjesë: para dhe pas SPAK-ut./Pamfleti

21 janari berisha rama

6 Komente

  1. E
    Emer

    Ju ne fakt i dini te gjitha. Cfare urdhri ka dhene Berisha per 21 janarin? Cfare provashvte reja kane dale? Pas dy ditesh dilni dhe thoni gjera rrumpalle. Drejtesi si ne pereendim, drejtesi me prova. Jo drejtesi sic thote perendimi. Me pak fjale sic them une. Ne politike te heq vota. Nderkombetaret te bejne te mundur zfjedhje te ndershme dhe keta kisbin ikur me kohe.

    1. O
      O pika qe s'u bie

      Ka vite qe besojme genjeshtra te tilla per zhdukjen e qelbesirave Rama -Berisha.Keto tip artikujsh jane per te genjyer shqiptaret. Ne duhet ta gjejme vete zgjidhjen tone. Me gjithe raspektin per Pamfletin keta artikuj jane vetem tymues dhe zgjatin jeten e dy mortjeve te rinise shqiptare.

      1. T
        Tng

        Kur Kur se na plasen zemren keta Balozat Hajni..!!

        1. Z
          Zhuzhu

          Frrok Çupit shpjegojini që zoti ka krijuar edhe ujin . Se mos mendon që duhet të lahesh vetëm me çimento .

          1. Z
            Zhuzhu

            Hapni ndonjë lavazh për Frrok Çupin edhe futjuni me zorre , se vjen erë shumë kur i kalon afër .

            Lini një Përgjigje