Politike17 Prill 2024, 21:12

Pse dështoi reforma zgjedhore, Agron Duka: PS-së nuk i intereson ndryshimi i Kodit, ku ndahem me grupin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Pse dështoi reforma zgjedhore, Agron Duka: PS-së nuk i intereson

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin të “Pashoq” është kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ai ka folur për mundësinë e bashkimit me Rithemelimin, si dhe për ndasitë me Sali Berishën. Po ashtu ka folur mbi emrin e opozitës si kandidat për kryeministër, teksa u ndal dhe te mandati i Olta Xhaçkës, aksionet e SPAK, gjendja e Ilir Metës, zgjedhjet e 2025, bilanci i Ramës, aferat, skandalet apo dhe dështimi me Bujqësinë. Duka nuk e përjashtoi kandimin për kryeministër. 

Pjesë nga intervista

-Ju keni shprehur rezerva për bashkimin e opozitës...

Rikthemelimi është shprehur për lista të hapur, koalicione dhe jo për hapjen e zonave. Jo se na ndan si opozitë. Por logjikisht nuk mund të ketë koalicione dhe lista të hapura. Asnjë nga partitë e vogla dhe madje Rithemelimi nuk kanë interes të futen te e njëjta listë. Se nëse PAA fut një kandidat në Durrës nuk ka interes të përballet me të Rithemelimit. Në këtë rast koalicioni prishet. Ke më shumë interes kur kandidon me 15 të tuat. Mund të qullosësh ndonjë gjë sesa të futësh një në 15. Nuk i dihet si do shkojë Kodi Zgjedhor, edhe pse nuk besoj se do ketë ndonjë ndryshim. Ai komisioni nuk bëri asgjë. Është bërë një lloj negociate.

-I qëllimshëm dështoi komisioni?

Në fund të fundit PS ka qëllimet e veta të mbajë këtë kod.

-Të dyja palët nuk e kanë dashur reformën?

Rithemelimi nuk ka gjë në dorë se votat i ka PS. Duhen shumicë cilësuese. Unë mendoj që mazhoranca nuk ka asnjë interesi të prishë këtë lloj kostumi që e qepi sipas interestit të vet.

-Rithemelimi është i interesuar?

Mendoj se po se në një takim që patëm ne të premten në Durrë, ku Oerti që është pjesë e kësaj federate, u shpreh për Kodin dhe tha se PD është për lista të hapura, për votimin e emigrantëve dhe për koalicione. Kjo është ajo që më duket sikur nuk shkon. Nuk ka si shkon lista e hapur me koalicione.