TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2023, 15:24

Pse Edi Rama dhe Hashim Thaçi pozuan me “terroristin gjakftohtë” Naim Murseli?!

Shkruar nga Pamfleti
Pse Edi Rama dhe Hashim Thaçi pozuan me “terroristin
Edi Rama dhe Naim Murseli

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër pas vrasjes së Liridona Murselit, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Bytyçi në një postim në Facebook komenton afërsinë e Naimit me politikanët si, Edi Rama, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli. Teksa Naimin e cilëson si një “terrorist gjakftohtë”, ai shkruan se kryeministri shqiptar e ka ditur me kë ka pozuar. Sipas tij, Rama shfaqet i buzëqeshur sepse Naimi është bashkëpunëtor i mikut të tij Behgjet Pacolli.

Reagimi i plotë

Nuk e afroi ambasadori Lulzim Peci, por u miqësua me liderët në Prishtinë e në Tiranë!

Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për të eliminuar nënën e dy fëmijëve të tij! Nuk ta rrok asnjë lloj filozofie këtë akt makabër! As mendjet terroriste nuk shkojnë kaq larg.

Por ky terroristi gjakftohtë na shfaqet në shoqërinë e së paku prej tre politikanëve të të njëjtit format. Në shoqërinë e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit! Normalisht ai duhej të ishte modeli i sjelljes në familje, i papajtueshëm me akte të tilla, nëse besojmë se edhe njerëzit e pushtetshëm me të cilët shfaqet janë të tillë.

Pse Edi Rama dhe Hashim Thaçi pozuan me “terroristin

Çështja ndërlikohet në një rast të tillë. Behgjet Pacolii i bëri ngushëllime dhe më pas u distancua, duke thënë se Murseli nuk ishte këshilltar, por anëtar i stafit të tij. Pa përcaktuar se cili ishte pozicioni në këtë straf. Edi Rama e pret me një buzëqeshje të pazakontë. Dhe jo se ai është njeri gazmor. Ai e di me kë pozon. Nëse i afrohet dikush i padëshirueshëm ose i panjohur, Rama refuzon të japë dorën, jo më të pozojë me të.

Pse kryeministri i Shqipërisë pozoi me Naim Murselin, këtë kriminel unik e gjakftohtë? Sepse ai ishte bashkëpunëtor i mikut të tij më të ngushtë, Behgjet Pacollit. Për këtë arsye pozoi me Murselin edhe Hashim Thaçi. A është normale kjo? Naim Murseli i është afruar edhe ish-ambasadorit të Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, por ai nuk e qasi afër vetës! Pse këta tjerët u miqësuan kaq shumë më të?!

Pse Edi Rama dhe Hashim Thaçi pozuan me “terroristin

Në marrëdhëniet institucionale kjo nuk është normale. Në marrëdhëniet miqësore e familjare konsiderohet normalitet. Atëherë çfarë e bën normalitet një pozim të tillë. Karakteri i njëjtë, dëshirat e njëjta, aventurat e njëjta, interesat e njëjta, emocionet e përbashkëta. Kjo është e vërteta! Nga pak Naim Mursel janë edhe Pacolli, edhe Rama, edhe Thaçi!

Lini një Përgjigje