
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka foluar lidhur me rastin ku një 52-vjeçar i cili dyshohet se është pjesë e shtabit të PL, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shit-blerje votash.
Në një dalje për mediat, Meta tha se personi në fjalë nuk ka lidhje me partinë e tij dhe se e gjitha kjo është një lojë e ministrit të Brendëshëm, Bledi Çuçi.
“Kjo është një lojë e Bledi Çuçit, nuk kanë lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla, të gjithë ndërkombëtarët e dinë se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Çuçit, një kapter i Ramës.”, deklaroi Meta.
Lini një Përgjigje