TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 12:08

Berisha ashpërson gjuhën me Ramën nga Malësia e Madhe: Je një copë injoranti, shok veten ke

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ashpërson gjuhën me Ramën nga Malësia e Madhe: Je

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kandidatit të PS-së për bashkinë e Malsisë së Madhe, që të përballet në debat me rivalin demokrat, Isa Ramaj.

Gjatë fjalës së tij në një takim me banorët e zonës, Berisha tha se Rama nuk i lejon që të dalin kandidatët e tij në debate televizive, ndërsa tha më tej se kryeministri është një ‘copë injoranti që ka shok vetëm veten’.

“Unë e di që Malësia e ka marrë vendimin e saj dhe Tonini bashkë me toninët e tjerë do shkojnë me Edi Ramën atje ku e meritojnë. Lutja ime është të mbledhim çdo votë në çdo skaj të kësaj Malësie. Edi Rama është qeveritari i parë që i thotë qytetarëve mos dilni në votime. Ky ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Kjo tregon se ai është i pashpresë. Ndaj dhe ne duhet të votojmë të gjithë ndryshimin, të votojmë Isa Ramën, të votojmë 1-shin, se kemi votuar liritë tona!

Asnjë rival, asnjë kandidat i tij nuk ka guxuar që të dalë para jush në ekrane televizive dhe të debatojë me rivalin tonë. Tonin, nëse ndihesh se përfaqëson ndonjë gjë në Malësinë Madhe, hajde në këtë shesh dhe përballu. Por nuk vjen dot. Se lë as Edi Rama. Edhe unë e kam ftuar atë. Urdhëro, të dalim në shesh. T’u themi qytetarëve çdo gjë që pyesin ata. Por ku mund të dalë ai? Ai ka zgjedhur që të kalojë nga sheshi në shesh me një togë fjalish të turpshme. Qeveritarët nuk janë të interesuar nëse ke apo jo motër ti. Bën përçarje fetare. I them Edi Ramës. Ia thash dhe atë ditë, je një copë injoranti që ke vetën shok. Ti vetëm këtu nuk e bën atë përpjekje. Jo sot, por dhe në vitet 870 përfaqësuesit e Malësisë së Madhe i provuan kongresit të Berlinit, se ishin shqiptarë. Lexo pak para se të vish të përmendësh këtu dasitë. S’kanë ndërmend të ndjekin shqiptarët ty me 5 martesa, janë mirë me një. Dihet se si i ke. Mos e zgjat më. Se po t’i hyjë më tutje e nxjerr më keq. Këto ditë dhe orë që na ndajnë, t’i shndërrojmë në festën e fitores. Të bashkuar siç jemi, të bëjmë gjithçka, për të nxjerrë çdo qytetar për të shkuar në votime. Për të regjistruar dhe mbikëqyrur çdo votë. Për të firmosur fitoren tuaj, të Malësisë së Madhe.”, tha Berisha.

berisha rama malesia e madhe

Lini një Përgjigje