TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2026, 22:19

Pse u largua Marjana Koçeku? Deputetja e PS: Grupi parlamentar do të dalë me një qëndrim zyrtar

Shkruar nga Pamfleti
Pse u largua Marjana Koçeku? Deputetja e PS: Grupi parlamentar do të
Marjana Koçeku

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, folur edhe për largimin e ish-deputetes së PS-së, Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së, duke zgjedhur të vijojë si deputete e pavarur.

Për këtë rast, Gjuzi u shpreh se grupi parlamentar do të mbajë një qëndrim të përbashkët dhe se nuk duhet që çdo deputet të flasë individualisht për çështje të tilla.

Do kemi një qëndrim si grup parlamentar, që mendoj që një grup që funksionon siç duhet, nuk flet secili me kokën e vet. Ekipi ka disa rregulla etike dhe morale. Kryetari i grupit parlamentar do dali me një qëndrim të grupit. Patjetër kemi bërë një diskutim ditën e hënë për çfarë ka ndodhur, që për largimin e saj që ka dalë e pavarur.

Unë personalisht nuk merrem me komentet e bëra nëpër rrjetet sociale, mendoj që grupi parlamentar është një institucion më vete, ku çfarë ka për t’u diskutuar duhet diskutuar aty dhe gjithsecili më vonë mund të dali dhe të japë qëndrimin e vetë”, u shpreh ajo ftuar këtë të mërkurë në emisionin Nowme Erla Mëhillin.

marjana koceku

Lini një Përgjigje