Politike 2 Gusht 2023, 13:16

Putin vizitë në Turqi, a do të arrestohet presidenti rus?

Shkruar nga Pamfleti
Putin vizitë në Turqi, a do të arrestohet presidenti rus?
Vladimir Putin dhe Erdogan

Pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se pas Samitit Rusi-Afrikë do të bisedonte me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, vëmendja e mediave botërore u përqendrua te zhvillimet e sotme, ku marrëveshja e Korridorit të grurit, ishte një nga pikat e rëndësishme të agjendës së takimit të dy liderëve.

Pak minuta më parë Kremlini njoftoi se ka përfunduar biseda e pritshme telefonike mes presidentit Erdogan dhe presidentit rus Putin.

Gjatë takimit të dy liderët ranë dakord për vizitën e Putinit në Turqi. Presidenti Erdoğan vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje intensive për vazhdimin e Nismës së Detit të Zi, të cilën ai e konsideron një “urë paqeje”.

“Presidenti ynë, zoti Rexhep Tajip Erdogan, pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë takimit të dy liderët ranë dakord për vizitën e zotit Putin në Turqi”, thuhet në deklaratë. “Nga mbyllja afatgjatë e Iniciativës së Detit të Zi nuk do të përfitojë askush dhe vendet që kanë nevojë për drithë do të vuajnë më shumë”, u shpreh Erdogan, i cili ka deklaruar se nuk duhet të ndërmerren hapa për përshkallëzimin e tensioneve gjatë luftës Rusi-Ukrainë.

Në deklaratën e drejtorisë turke të Komunikimit turke thuhet se Erdogan falënderoi homologun e tij për avionët që ndihmuan në shuarjen e zjarreve.
“Presidenti Erdogan falënderoi homologun e tij për 2 avionët amfibë zjarrfikës të dërguar nga Rusia për luftën e Turqisë kundër zjarreve në pyje dhe shprehu kënaqësinë e tij për interesin në rritje të turistëve rusë për Turqinë dhe shprehu besimin se këtë vit do të thyhet një rekord në turizëm.”, thuhet në deklaratë.

Më herët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, në një deklaratë për të ardhmen e marrëveshjes së Korridorit të grurit, tha se “marrëveshja e grurit do të rikthehet, kur të plotësohen kërkesat”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e grupit të shteteve BRICS, që do të zhvillohet me 22 gusht në Afrikën e Jugut. Këtë e konfirmoi presidenca e vendit organizator. Në vend të tij parashikohet prezenca e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kjo vjen mes një frike që presidenti Putin mund të arrestohej gjatë udhëtimit të tij për në Afrikën e Jugut. Qeveria e Johanesburgut sqaroi se diçka e tillë nuk do të ndodhte, pasi do të ishte një deklaratë lufte ndaj Rusisë.

 

erdogan vladimir putin