TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2023, 12:49

Vijon përçarja në PD, Korreshi: Gjykata s’do e regjistrojë Bashën si kryetar, Këshilli i anuloi zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti
Vijon përçarja në PD, Korreshi: Gjykata s’do e
Saimir Korreshi

Kriza në PD sa vjen e bëhet më e thellë pasi grupi i deputetëve të Gazment Bardhit nuk e njohin procesin e zgjedhjes së kryetarit në Partinë Demokratike, që risolli për një mandat të katërt Lulzim Bashën.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur se Basha nuk është kryetar i PD, pasi Këshilli Kombëtar i anuloi zgjedhjet.

“E bëre fakt të kryer, a do e certifikojë gjykata apo jo. Përderisa këshilli ka marrë një vendim për anulimin e këtyre zgjedhjeve, ne nuk dimë që të jetë zgjedh ndonjë kryetar. Edhe unë dje bërë atje te lagja ime për kreun e PD, votuan nja 17 mijë lushnjarë, do bëjmë edhe kërkesë për gjykatë”, tha Korreshi për Report TV.

Korreshi u shpreh se janë bërë qesharakë në syrin e demokratëve, ndërsa tha se nuk e kupton si mbahen zgjedhjet kur PD nuk ka struktura, pasi kanë ikur 41 krerë degësh. Deputeti vijon duke thënë se Basha bëri pushime 11 muaj dhe tani kthehet në muajin gusht dhe bën punën.

“Jemi bërë qesharakë tek demokratët. Si mund të pranosh një gjë, ju keni parë ndonjë përshëndetje, ta përshëndetëse ndonjë ambasadë. Ti thotë të trashëgohesh, me procese të tilla. Kam unë proces, mbledh 30 veta dhe bëhem kryetar, 16 mijë e shkruan në proces verbal. Kanë ik 41 krerë degësh, si mund të bësh zgjedhje, kur s’ke struktura”, tha Korreshi.

Duke qenë se grupi i Bardhit ka çuar në gjykatë vendimin e Këshillit për anulimin e mbledhjeve, Korreshi u shpreh se beson se Gjykata s’do e regjistrojë Bashën si kryetar.

“Deputetët kanë kërkuar që demokratët të kenë një proces të unifikuar. Pse grupi deputetëve nuk është as për Berishën as për Bashën kryetarë, se kanë qenë molla e sherrit për ndarjen e demokratëve. Kanë treguar në këto dy vite sa kanë pasur një sharje të madhe me njëri tjetrin sa e kanë thelluar përçarjen mes demokratëve. Meqë kemi çuar vendimet në gjykatë mendojmë se Basha s’do regjistrohet kryetar, të bëjmë një proces ku marrin pjesë gjithë demokratët”, theksoi deputeti demokrat.

Kujtojmë që Korreshi ishte një nga deputetët që kontestoi zgjedhjet në PD.

saimir korreshi pd percarje basha kryetar

Lini një Përgjigje