TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2023, 09:18

Rënia e euros shqetëson Ilir Metën: Qeveria të marrë masa urgjente!

Shkruar nga Pamfleti
Rënia e euros shqetëson Ilir Metën: Qeveria të marrë
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se është shqetësuar për rënien e  euros dhe forcimin e lekut.

Ai deklaron se ka ardhur koha që t’i jepet fund indiferencës dhe papërgjegjshmërisë institucionale dhe duhet të mbështeten aktivitetet fason dhe ato eksportuese.

"Duhet menjëherë t'i jepet fund indiferencës dhe papërgjegjshmërisë dhe duhet të mbështeten aktivitetet fason dhe ato eksportuese.

Qeveria duhet të marrë masa urgjente për të mbështetur dhe kompensuar në një masë të arsyeshme financiare këto humbje.

Qeveria duhet në mënyrë të veçantë të marrë masa të menjëhershme për të forcuar luftën ndaj pastrimit të parave, kriminalitetit dhe të informalitetit, që është arsyeja kryesore dhe vendimtare pse kemi këtë mbiçmim të Lekut.", shkruan Meta në reagimin e tij.

ilir meta rënia e euros

Lini një Përgjigje