Politike26 Qershor 2023, 11:34

Qendra e Vizitorëve u financua nga SHBA, Lindita Nikolla sajon tender 260 milionë lekë para plazhit

Shkruar nga Pamfleti

Qendra e Vizitorëve u financua nga SHBA, Lindita Nikolla sajon tender 260

“Pamfleti” po publikon dokumentin e thirrjes zyrtare, që Instituti Demokratik Amerikan (NDI) si autoritet kontraktor ka bërë më 11 dhjetor 2020, ku kërkon kompani private, për zbatimin e projektit të ndërtim- kompletimit të kësaj qendre në Kuvendin e Shqipërisë...

Përvojën e tenderëve fiktivë gjatë 4 viteve si Ministre e Arsimit, Lindita Nikolla e ka perfeksionuar dhe po e zbaton gjatë 2 viteve Kryetare e Kuvendit, ku çdo javë bën abuzime miliona lekë me fondet publike, madje këtu është e mbrojtur nga posti që ka.

Pas tenderit 47 milionë lekë për servisin e 3 makinave të saj zyrtare, dhe 13 milionë lekë për blerje lulesh të freskëta çdo javë; më 23 qershor 2023, Lindita Nikolla ka sajuar një tender të përshpejtuar në vlerë 260 milionë lekë me TVSH, me këtë objekt: - “Blerje pajisje dhe mobilim për Qendrën e Vizitorëve në Kuvend”.

Qendra e Vizitorëve u financua nga SHBA, Lindita Nikolla sajon tender 260

Në fakt, ndërtimi dhe pajisja e Qendrës së Vizitorëve në Kuvend, është financuar 100% nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), i cili ka zbatuar një projekt të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është thjeshtë përfitues i këtij investimi.

 “Pamfleti” ka siguruar dhe po publikon dokumentin e thirrjes zyrtare, që Instituti Demokratik Amerikan (NDI) si autoritet kontraktor, ka bërë më 11 dhjetor 2020, ku kërkon kompani private që të aplikojnë brenda datës 20 dhjetor 2020, për zbatimin e projektit të ndërtim-kompletimit të Qendrës së Vizitorëve në Kuvendin e Shqipërisë...

Qendra e Vizitorëve u financua nga SHBA, Lindita Nikolla sajon tender 260

Mirëpo Lindita Nikolla, duke menduar se nuk e di askush këtë të vërtetë, ka sajuar tenderin 260 milionë lekë nga fondet e Kuvendit, për kompletim-mobilim të Qendrës së Vizitorëve, kur kjo është e financuar nga donatorët e huaj.

Bënë përshtypje, fakti që ky tender do bëhet më 10 korrik 2023, vetëm 5 ditë para mbylljes së sesionit parlamentar të verës dhe ikjes së Linditës në plazh; por siç duket do lihet në heshtje nga drejtësia, mbasi edhe vetë shefat e SPAK do ikin në plazh./Pamfleti

lindita nikolla qendra e vizitorëve tender plazhi