Politike 6 Korrik 2023, 20:59

Qeveria tërhiqet nga plani i daljes nga Arbitrazhi, e dredh Manja: Deklarata e Ramës u nxor nga konteksti

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria tërhiqet nga plani i daljes nga Arbitrazhi, e dredh Manja:

Qeveria duket se është tërhequr nga vendimi për të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, hap ky i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama disa muaj më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot në foltorja e kuvendit ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili u shpreh se nuk ka nisur asnjë procedurë e tillë, duke ngritur pretendimin se deklarata e kryeministrit është nxjerrë nga konteksti.

Nuk ka asnjë kërkesë dhe asnjë hap të qeverisë shqiptare për të dalë nga marrëveshjet ndërkombëtare të arbitrazhit. Deklarata e kryeministrit është nxjerrë jashtë kontekstit”, deklaroi Manja.

Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës në Kuvend, Manja tha se qeveria shqiptare nuk ka lëvruar asnjë qindarkë për paratë që duhet t’i paguajë Bechettit, pas humbjes së gjyqit në Arbitrazh.

Zero lekë dhe zero euro të paguara për Becheetin”, tha ai.

gjykata e arbitrazhit rama manja