Politike18 Maj 2023, 09:32

Qytetarët revoltohen me Berishën: Ai është vrasës! Humbi në mënyrë brutale, por sërish nuk dorëhiqet

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët revoltohen me Berishën: Ai është vrasës!
Sali Berisha

Të shumtë janë qytetarët që vazhdojnë të komentojnë zgjedhjet vendore, ku të djathtët pësuan një humbje drastike.

Një qytetar në emisionin ‘Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën’ thotë se Sali Berisha megjithëse humbi zgjedhjet në mënyrën më brutale, vazhdon të mbrojë veten dhe familjen duke mos u dorëhequr.

“Si ka mundësi tash e 33 vjet, Sali Berisha me partinë e vetë sulmojë këtë popull në mënyrën më ç’njerëzore. Është një gjakpirës, një vrasës dhe sot humb zgjedhjet në mënyrën më brutale që mund të ekzistojnë dhe përsëri nuk bindet dhe do të mbrojnë veten e vetë, familjen e vetë nga SHBA. Si është e mundur që ky popull shqiptar ta lejojë këtë njeri të vazhdojë kaq keq bashkë me Ilir Metën”, tha ai.

Ndërsa një tjetër telefonues, u shpreh se Enkelejd Alibeaj duhet ta jepte dorëheqjen përpara zgjedhjeve, në mënyrë që të fitonte Berisha.

“Sali Berisha i ka të gjithë kundër, qeverinë, bashkombësit e vetë, Partinë Demokratike. Pse nuk bëri dorëheqjen Alibeaj përpara zgjedhjeve, por e bëri tani. Ta bënte dorëheqjen Alibeaj përpara zgjedhjeve dhe të fitonte PD-ja siç ka fituar gjithmonë me Sali Berishën”, deklaroi ai.

Ndërkohë ditën e djeshme, në një dalje për mediat, ish kryeministri, Sali Berisha i pyetur se a ka ndonjë përgjegjësi për humbjen në këto zgjedhje lokale, u shpreh se " ta harrojë kush se tërhiqem".

sali berisha dorëheqja