
Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ka ftuar demokratët që të japin kontributin e tyre në ato që i konsideroi projekte të bashkëqeverisjes në nivel lokal, por edhe kombëtar.
Rama tha se Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë eksperiencën e njerëzve të ndershëm, pavarësisht nëse ata janë demokratë.
Pavarësisht se kupolën drejtuese të opozitës e konsideron një kënetë dhe bufa kënete, Rama tha se ka njerëz të ndershëm që me eksperiencën e tyre, mund të kontribuojnë në realizimin e reformave dhe punëve, të vogla dhe të mëdha.
Në këtë kuadër Rama tha se do të jenë të mirëpritur të gjithë ata demokratë që duan të japin kontributet e tyre.
“Ne i fituam zgjedhjet, s’kemi më nevojë për vota, por nuk kemi luksin që të humbasim eksperiencat dhe profesionalizimin e kujdo. Veccanërisht ky bashkëpunim mund të jetë i domosdoshëm në zonat e vogla, ndaj duhet të bashkëveproni, duhet të integroni individët opozitarë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje