TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 19:32

“Rama hajdut i dhjetëra milionave eurove", Berisha: Ta largojmë, e ka mbushur kupën!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama hajdut i dhjetëra milionave eurove", Berisha: Ta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Rama e ka mbushur kupën pasi ka vjedhur dhjetëra miliona euro.

Ai u shpreh se kryeministri përpiqet që me çdo kusht të mbrojë vjedhjet e tij nëpër ministrave që ka në qeveri. Berisha tha se sot të rinjtë kanë si alternativë vetëm largimin e tyre pasi qytetarët po përballen me më të keqen për veten, familjen dhe fëmijët e tyre. 

Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve të përgatiten për protesta të fuqishme, pasi është koha që PD t’i rikthejë të ardhmen, nderin dhe Shqipërinë.

“Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i të gjitha kohërave, armik i egër i çështjes kombëtare dhe i interesi kombëtar, por mbi të gjitha vjen armiku më i fortë i të rinjve shqiptarë. Përzuri në 10 vite 70% të të rinjve. Rrënoi shkollat dhe të ardhmen e tyre. Sot të rinjtë kanë si alternativë vetëm largimin nga këtu. Të gjitha këto janë apel të përballemi me këtë të keqe, për familjen, vendin, fëmijët tanë. Ky është borxhi ynë, është detyra jonë. Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit. Tani që është kapur vjedhës i dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjet e tij, ministrave të tij. Është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë, me ideale. Iu ftoj të përgatitemi për protestat e fuqishme, me të cilat ne do u rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha.

 

1 Komente

  1. Antoni Pogoni

    Ky Zagarë Serbë do me na mësue ne për Edi Ramën ike more Zagarë në Serbi. Çfarë kërkon tani ti na volle.Cfare kishim e nuk kishim. Na prishe Uzina Fabrikanuk ke rregullu nji Auto strad.me thanë.Apo don me hap bankat Piramid.Antoni Pogoni.

    Lini një Përgjigje